Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë, të cilët akuzohet se shisnin kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Karantina’ mësohet se shqiptarët kanë furnizuar sheshin Terni me rreth 3 kg kokainë brenda një periudhe 10 ditore.

Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni në fjalë nisi që në muajin mars të vitit të kaluar, kur u arrestua një shqiptar, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gram kokainë të ndara në doza dhe një sasi prej 14,000 euro.

Mësohet se shqiptarët kishin marrë me qira një banesë posaçërisht për veprimtarinë e trafikut të drogës, ndërsa e shisnin atë një pjesë në Collescipoli dhe një pjesë në Terni. Gjatë këtij aksioni u sekuestruan pak më shumë se 300 gram kokainë, material për paketimin e dozave, peshore elektronike si dhe gati 5,000 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb