Policia e Tiranës ka ndërmarrë një operacion të koduar ‘Blloku’, ndërsa një shpërndarës droge është arrestuar. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet M. D., të cilit iu sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar shuma prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb