Një i ri 19-vjeçar me banim në Shqipëri është arrestuar në Mendrisiotto të Zvicrës pasi dyshohet se është i përfshirë në trafikimin e kokainës në zonë sipas autoriteteve përkatesë të zonës.

Një hetim i kryer në bashkëpunim me shërbimet antidrogë të Mendrisio, Chiasso dhe Lugano hodhi dritë mbi këtë çështj, pasi prej disa muajsh dyshohet se i riu ua shiste drogën klientëve në zonë.

Kontrolli ndaj tij dhe në ambientin që jetonte solli zbulimin dhe sekuestrimin e rreth 100 gramëve kokainë dhe disa mijëra frangave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: