TIRANE-Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka shkrirë disa struktura që monitorojnë rrjetin spitalor duke larguar nga puna 36 punonjës nga 54 që janë në total.

Mësohet se punonjësit e larguar janë specialistë me tituj dhe doktoratura, ndërsa largimin e konsiderojnë si selektiv dhe pa transparencë.

Punonjësit thanë se do i drejtohen gjykatës nëse Fondi nuk tërhiqet nga vendimi për largimin tyre nga puna.

“Është bërë pushim selektiv nga puna dhe pa transparencë. Do shkojmë në gjykatë nëse fondi nuk tërhiqet nga ky vendim”- janë shprehur punonjësit e larguar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: