“Furtunë” në Hipotekën e Beratit, KLSH kallëzon në Prokurori drejtues dhe ish-drejtues të institucionit

Shkelje në hipotekën e Beratit – KLSH kallëzon në Prokurori shumë punonjës të këtij intitucioni për “shpërdorim detyre”, mes tyre edhe ish/drejtues. Kontrrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qënë e ndarë nga Aluizni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat shumë punonjës të Hipotekës në Beratit pasi akuzohen për disa shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Lajmi bëhet i ditur nga burime të brendshme e të besueshme në Prokurorinë e Beratit,që konfirmojnë se,10-ditë më parë KLSH-ja solli në këtë institucion dosjen në ngarkim të punonjësve të hipotekës së Beratit. Kjo dosje ka mbërritur në organinin e hetimit në Berat,pas daljes së rezultateve të kryera nga një kontrroll i befasishëm i KLSH-së në Hipotekën e Beratit,disa muaj më parë. Sipas të njëjtave burime,konfirmohet se KLSH-ja i ka përcjellë me shkresë indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për këtë dosje.

Gazetarja Eneida petova raporton për “Balkanweb” se burimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat konfirmojnë se,kjo dosje i është deleguar njërit prej prokurorëve të këtij institucioni dhe prej disa ditësh ka filluar zyrtarisht hetimi. Kontrrolli i KLSH-së është kryer në periudhën kur Hipoteka ka qënë e ndarë nga ALUIZNI dhe kanë funskionuar më vete,në godina të ndryshme. Burimet bëjnë me dijes se,bëhet fjalë për regjistrues,përgjegjës sektori dhe specialistë të zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme,mes tyre edhe ish/drejtues të këtij institucioni.

Ende nuk dihen identitetet e punonjësve të Hipotekës Berat që akuzohen si të përfshirë në dosjen e Prokurorisë dhe kjo bëhet për efekt të hetimit që po kryhet,ndërkohë që konfirmohet se numri i punonjësve të përfshirë në këtë hetim është i lartë. Sipas auditimit të kryer nga KLSH-ja dhe referimit të saj për hetim në Prokurorinë Berat,rezulton se,këta persona të përfshirë në hetim për “shpërdorim detyre”,dyshohet të kenë kryer “shkelje ligjore” gjatë shumë praktikave të rasteve të regjistrimit të pronave dhe pasurive të paluajtshme në qarkun e Beratit. I takon tashmë organit të Prokurorisë së Beratit të hetojë në lidhje me këta funksionarë të shtetit,nëpërmjet metodave të mirëfillta hetimore,për të vërtetuar nëse ata kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” apo jo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb