Vetëm një pikë në dy ndeshjet e para në eliminatoret e Kampionatit Europian, edhe ajo zhgënjyese pas barazimit 2-2 në fushën e Andorrës. Më shumë se kaq, vetëm një fitore në 15 sfida radhazi për kombëtaren shqiptare U-21. Këto shifra nuk duhet t’ia bëjnë të lehtë punën trajnerit Alban Bushi, por gjithsesi tekniku është shfaqur I qetë në konferencën për mediat, ku ka komentuar dy ndeshjet në Grupin 3.

Maxresdefault (2)
Maxresdefault (2)

“Kam evidentuar shumë lojtarë. Rast i fundit është Bajrami, që s’ka qenë tek ekipet e moshave. Ky është objektivi i FSHF-së. Këtë më kanë venë si objektiv. Duhet të çojmë sa më shumë në ekipin A. Lojtarë Shqipëria ka edhe nga Maqedonia. Skautët janë atje dhe po ndjekin lojtarë. Probleme kemi në repartin e mbrojtjes. Të gjithë Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues dhe mesfushorë. Po punohet me mbrojtjen dhe shpresoj që të kemi një mbrojtje më të forte”, ka thënë Bushi. Rezultatet negative e kanë vendosur trajnerin në qendër të kritikave, teksa nuk kanë munguar edhe akuzat për “ndere” në listën e lojtarëve të grumbulluar. “Nuk bëhet fjalë për qoka. Nuk e imagjinoj dot si mund të bëhet një qokë. Patjetër që mund të gabojmë. Gjithsesi, kemi menduar të bëjmë të mirën. Pavarësisht se në Andorra duhet të kishim fituar. Opinioni i të tjerëve nuk më intereson. Unë pashë 2-3 lojtarë që nuk dhanë maksimumin në fushë, pavarësisht fushës. Jam i indinjuar me këtë pjesë. Ishte e pafalshme”, ka qenë përgjigja e trajnerit të kombëtares U-21.

Duke iu kthyer dy sfidave të para në eliminatoret e Kampionatit Europian dhe sidomos barazimit me Andorrën, Bushi ka alibi fushën e keqe. “E dominuam Anodrrën, gjithsesi është e pafalshme. Ekipi po luan mirë, por na penalizoi fusha. Nuk luhet në 2019-tën në atë fushë. Iu drejtuam edhe UEFA-s. I mësojmë lojtarët të luajnë “FAIR”, jo të vonohen siç bëjnë ata”, ka thënë Bushi, i cili ka edhe dyshimet e veta për imenjimin e munguar të disa prej futbollistëve të tij.

2. Evitohet Humbja E Turpshme, Shqiperia U 21 Barazon Me Andorren
2. Evitohet Humbja E Turpshme, Shqiperia U 21 Barazon Me Andorren

“Nëse një lojtar është i dëmtuar ditën e hënë apo të martën me ekipin kombëtar dhe të premten jep 100% me ekipin e tij, atëherë është e vështirë që ai lojtarë të jetë pjesë e ekipit kombëtar U-21. Mala më tha që nuk mund të luaj, edhe stafi më tha që ka tërheqje. Sipas doktorit është e pamundur të luash 2 apo 3 ditë më mbrapa. Shumë e shikojnë si kalimtar ekipin kombëtar U-21, pastaj kur nuk i merr ata fillojnë dhe marrin në telefon bashkë me trajnerët e tyre. Siç i marrin trajnerët tani dhe u thonë që mundohuni të luani 30 minuta ndaj Andorrës. Gjithsesi në grumbullimin e ardhshëm do të kemi 2-3 mungesa nga këto që thashë”, ka qenë paralajmërimi i Alban Bushit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb