Roma pësoi tjetër humbje në Norvegji ndaj vendasve të Bodo/Glimt, por kësaj here me përmbysje 2-1. Gjithsesi, verdhekuqtë kanë shansin të kalojnë në gjysmëfinale të Conference League në ndeshjen e kthimit pas një jave.

Marash Kumbulla luajti titullar në këtë sfidë. Mbrojtësi shqiptar komentoi në lidhje me ndeshjen: “Goli i dytë dhemb pak më shumë, thuajse kishte përfunduar si ndeshje.

Kemi pasur një pjesë të parë të mirë, ndërsa në të dytën na ka munguar përqendrimi dhe menaxhimi i lojës. Fraksioni i parë kishte shumë intensitet, krijuam disa mundësi dhe kemi pasur pak gabime.

Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat dhe më pas për kthimin në shtëpi ku do të kemi në krah brohoritjet e publikut. Fusha ishte e vështirë, topi më i shpejtë dhe padyshim që ata ishin mësuar të luanin gjithmonë këtu me bar sintetik, por nuk ka justifikime. Ne duhej të përshtateshim më mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb