Valter Fushaj e cilë son rënien e Vllaznisë nga Superiorja si diçka të pritshme. Ishpresidenti që ka sjellë trofe në Shkodër, dje, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mundohet të hedhë dritë mbi situatën në klubin shkodran dhe dramën e rrëzimit nga elita.

Fushaj ka për të gjithë, nga kryebashkiakët, tek administratorët, trajneri dhe deri te lojtarët, teksa 70 % të tyre i quan të papërgjegjshëm. “Jam gati të marr një Vllazni pa borxhe dhe me standarde normale”, është premtimi i ish-presidentit Fushaj.

Zoti Fushaj, Vllaznia u rrëzua nga kategoria. Ishte diçka e pritshme për ju, apo shpresonit se në fund ekipi do ia dilte?

Së pari, për mua personalisht keqardhja është shumë e madhe. Mirëpo, e vërteta është se kjo Vllazni u bë gjashtë vite që po kalon këtë situatë. Pra, çdo sezon që mbyllej, sërish ankthi ishte i pranishëm. Thoshim hë se shpëtuam edhe këtë vit. Por, me këtë formë menaxhimi, një ditë do të vinte edhe ky rrëzim, edhe pse për Shkodrën si qytet rënia e Vllaznisë është dramë e madhe. Gjithsesi, për mua rrëzimi nga kategoria nuk ka qenë diçka e papritur. Edhe sikur të shpëtonte këtë sezon, prapë në tjetrin problemet do të vazhdonin.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-fushaj-vllaznia-kishte-lojtare-te-papergjegjshem-gjoka-te-largohej-me-pare/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb