Gjatë kësaj fushate dëgjuam e pamë plot. Po sidomos pamë për të disatën herë sa agresive, sa e pamëshirshme është bëra fushata në Shqipëri dhe se si për fat të keq shndërrohet në një muaj ankthi, ku në vend që të dominojnë programet, mbizotërojnë të shamet.
Një agresivitet që u pa me replika, statuse apo deklarata para mikrodononëve.

Shkodra nuk është një qark i thjeshtë, as për PS kahmot, por as edhe për PD. Të dyja forcat e kanë lënë mjerueshëm në harresë kryeqendrën e veriut, Shkodrën, e cila edhe këtë herë do të vendosë drejtimin. Të paktën është një nga qarqet që fundos ose ngre njërën palë.

Ndërkaq menaxheri i suksesshëm Benet Beci që ishte një surprizë në listat e PS, bëri një fushatë qytetare, por sidomos njerëzore. Nuk veshi kostumin e politikanit, as të agresivit, nuk ndau Ne dhe Ata, por njerëzishëm shkoi derë më derë, lagje më lagje, fshat më fshat dhe takoi shkodranët me të cilët e lidhin rrënjet e familjes, por edhe rrënjët e punës së bërë më herët si një nga lobistët më të mëdhenj të shumë investimeve në Shkodër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Shkodër këtë herë Beci kërkon një mandat, për t’u futur direkt aty ku merren vendimet, aty ku lobimi bëhet më i thjeshtë, në parlament dhe në qeveri pse jo.
Në këtë fushatë pamë e dëgjuam shumë, por koha është dhe duhet të punojë më shumë për figura që nuk polarizojnë e përçajnë.

Retorika e kandidatit të PS-së, Benet Beci, në Shkodër, në intervista dhe takime ishte Shkodra e historisë, artit, ekonomisë dhe e një jete më dinjitoze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: