Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot grupit parlamentar. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në fokus të mbledhjes do të jetë fushata e 14 majit.

I pranishëm në mbledhje është dhe kandidati i PD për bashkinë e Tiranës Roland Bejko.

Lista e deputetëve që janë mbledhur
1. Enkelejd Alibeaj
2. Gazment Bardhi
3. Arbi Agalliu
4. Lefter Gështenja
5. Andia Ulliri
6. Flutura Açka
7. Merita Bakiu
8. Eralda Tase Bano
9. Selaudin Jakupllari
10. Zheni Gjergji

Në PD pritet një ditë e ngjeshur me aktivitetet sot, pasi në orën 15:00 Alibeaj pritet të mbledhë edhe Kryesinë.
Po kështu në orën 13:00 do të ketë një takim me kryetarët e degëve të Tiranës dhe në orën 17:00 me kandidatët për këshillat bashkiakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: