BURREL- Partia Socialiste është angazhuar që deri në mbajtjen e Kongresit më 19 mars, të shtojë radhët e veta me anëtarë të rinj. Në kuadër të këtij angazhimi të gjitha strukturat e Partisë Socialiste kanë nisur fushatën e anëtarësimeve të reja. Sot në qytetin e Burrelit të pranishëm ishin Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ajo e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, si të deleguar të partisë socialiste për këtë fushatë.

Gjatë fjalës së mbajtur para socialistëve që kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës Burrel, Ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Shkëlqim Cani, duke falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste Mat, Agron Malaj, për punën e bërë për pranimet e reja si dhe organizimin e strukturave të PS Mat. Ata kërkuan që jo vetëm të jenë anëtarë partie, por të jenë aktiv në proceset e brendshme të partisë dhe të qeverisë.

Një ndër anëtaret e reja të kësaj force politike, Armanda Murrani, tha se arsyeja që është bërë anëtare e Partisë Socialiste, janë reformat që ka nisur kjo qeveri si dhe programi i vetë partisë socialiste.
Më pas përfaqësuesit e Partisë Socialiste në qendër, u zhvendosën në Klos dhe Bulqizë, ku u njohën edhe aty me anëtarësimet e reja në këtë forcë politike.

Më datë 20 Shkurt anëtarësia socialiste do të votojë delegatët për çdo njësi administrative që do të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste me 19 Mars.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: