Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinë të detyruar 2-javore për të kthyerit nga Greqia, deklaroi se kjo masë ul numrin e infeksioneve dhe fataliteteve.

“Është një vendim i pastër teknik. Janë persona që mund të jenë të infektuar dhe KQZ ka thënë se nuk do të votojnë. Janë raste ku mund të rritet infeksioni. Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka rekomanduar këtë masë. Nëse nuk marrim këtë masë, do ballafaqohemi me rritje të fataliteteve. Kjo nënkupton mbyllje të shkollave, nënkupton mbyllje të institucioneve. Të vijnë, por 14-ditëshin e karantinës, duhet ta bëjnë, sepse cenojnë familjarët e tyre”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu nënvizon se fushata e vaksinimit do ishte e tillë edhe po të mos ishin zgjedhjet.

“Fushata e vaksinimit do ishte e tillë edhe po mos të ishin zgjedhjet. Rama u përball me impaktin e tërmetit, dhe bëri gjithçka e sot kemi persona të prekur që kanë marrë shtëpi të reja. PS do t’i fitojë zgjedhjet, sepse qytetarët shqiptarët duan të vazhdojnë në rrugën e ndërtimit të rrugës sonë, për të vazhduar fushata e vaksinimit, për të vijuar punët që kemi lënë përgjysmë. Qytetarët janë shumë të qarta për qeverinë, që ka përgjegjësi për jetën dhe shëndetësinë e tyre. Udhëhiqemi nga filozofia e punës. Spitali në Fier është një dhuratë nga populli turk”, u shpreh Manastirliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb