Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” “News 24”, foli për fushatën elektorale dhe argumentoi në një nivel më të thelluar.

Sipas akademikut, kemi dy pole të ndryshme, nga njëra anë Partia Demokratike që po mbledh mijëra njerëz në sheshe dhe nga krahu tjetër, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën që po kujdeset për pandeminë dhe procesin e vaksinimit. Gjithashtu, Fuga u ndal edhe tek ligjëratat publike të dy liderëve të partive më të mëdha në vend, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Sipas Fugës, e folura e Ramës i përgjigjet një teknike të mirëmenduar, e nuk po merret me leksione akademike, por ka gjetur një gjuhë folklorike e të kuptueshme nga populli. Ndërsa Partia Demokratike sipas tij, po merret me problemet që Shqipëria ka pasur këto 8 vite.

“Në mendimin tim, ardhja e pandemisë ta zëmë po e marrim në vijë të parë sepse në atë kohë u bë e plotë që edhi me valën agresive, për mua ka qenë një këputje, midis asaj që ka qenë dhe asaj që është sot e do të vazhdojë. Ka krijuar një kontekst të ri politik dhe fushata elektorale për mua është i vendosur në këtë kontekst të ri, sidomos nga pikëpamja e perceptimit. Siguria për jetën, bën që fushata doemos ka pasur nevojë të marrë një përqasje tekstuale të fortë, ndërsa politika është vendosur në përpjekjet për të tejkaluar gjendjen e pandemisë. Ka dy mënyra, një mënyrë se si për të bërë një fushatë elektorale siç bëhen konkluzionet e tetë viteve, por ka edhe një mënyrë tjetër duke iu drejtuar subkoshiencës kolektive duke u mbështetur tek gjendja dhe shqetësimi kryesorë i popullsisë, kjo e dyta, në parim, nga pikëpamja shkencore është më efikase se e para”, tha akademiku.

Si luhet kjo në dorë të të gjitha palave të përfshira në fusahtë?

Artan Fuga: Për mua, opozita ka një qëndrim më sistemik, që do të thotë se e trajton politikën nga pikëpamja racionale. Kërkon të bëjë një analizë të tetë viteve, për atë që konsiderohen si dështime të qeverisjes dhe sigurisht në pjesën më të madhe ka një dozë realizmi, sigurisht, por edhe përpiqet të japë disa parametra racionalë për reforma të mundshme në reformën e ekonomisë në një periudhë që ajo mendon se elektorati do e vendosë të qeveriset. Ndërkohë, PS po luan tek pasioni, tek mesazhet e pandërgjegjshme, që janë frika tek vdekja, pasiguria e jetës, e kështu me radhë, e qëndron në teksutalitetin e këtij viti. Mbështetur në këto metodologji që ajo që është sot, është një fazë më vete, opinioni publik jeton me të sotmen, sepse kujtesa e saj është afatshkurtër. Ai të gjithë fushatën kërkon ta vendosë tek vaksinimi dhe pandemia. Prandaj e kam quajtur një epidemi vaksorale. Këto janë dy vektorët e kundërt që unë shoh në fushatë sot. Është një shans që rastësia, unë mendoj që sigurisht ia ka dhënë një avantazh që ia ka dhënë propagandës qeverisëse që ajo po e përdor deri në fund. Ajo gjithçka po e vendos tek konteksti aktual, përpiqet të bashkojë në sheshe, mbledhje, ku zoti Rama flet me veten e vet. Ai i drejtohet asaj që nuk bëj mitingje por ngre çadra për t’iu vaksinuar. Ai thotë se rëndësi ka jeta dhe unë po e mbroj. Po ashtu thotë që kam miq, shkoj tek Pfizer, tek Erdogani dhe të bëj atë që të më trajtojnë si një kafshë pune, e për ta zbatuar këtë shkon në Rinas dhe pret vaksinat. E gjitha është një orkestrim. Me pandemi pa pandemi këto parametra janë efikase, tekniktalisht bën atë që i intereson të bëjë. Rama po ndërton metafora që janë shumë konkrete dhe nuk shkon në analizat abstrakte si ekonomia, financat, por një fushatë nuk është një leksion akademik.

Rezultatet e kësaj vaksinimi do shihen pasi të kenë përfunduar çdo gjë në lidhje me zgjedhjet. Ju keni fol gjatë për pandeminë dhe vaksinimin, por edhe për konspiracionistët. Duke qëndruar tek këto, nëse kemi një virus të dalë natyralisht dhe një vaksinë që po e lufton këtë. Nëse vaksina është drita në fund të tunelit, çfarë ndodh nëse në fund të kësaj, vaksina s’do të jetë drita në fund t tunelit dhe na del një pengesë?

Artan Fuga: Pas ’90-ës brezi jonë, bëri një gabim sepse u dhamë pas disa miteve dhe një prej tyre që u zhvillua është që bashkë me teknologjinë do të lindë një njeri që do të sfidojë krejt të gjithave, demokracia si një instrument që jep zgjidhje. Mësimi kryesor që zgjidhet është që jo nuk ka një sistem që i zgjidh problemet, sistem diktatorial, nuk është në gjendje dot, të dominojë të gjitha tensionet dhe konfliktet e tregut, bëhet luftë e madhe për patentën e vaksinave. Nëse kjo ndodh brezi i ri duhet ta kuptojë që duhet të ndryshojë konceptin për jetën. Unë do të uroja shumë që opozita të kundërqëndronte me një si të thuash me një koncept alternativ për shoqërinë, ekonominë, politikën në një situatë të zgjatjes së pandemisë dhe pas. Qeveria thotë që do të dalim që këndej në qershor dhe ka të drejt që jep këtë optimizëm, bën atë që duhet të bëjë për llogarinë e vet, por nga ana tjetër opozita duhet të përgatitet për një alternativë që jep një model tjetër, gjë që unë nuk e shoh, shoh një opozitë që i ka humb kontekstit të sotëm. Është strategji e saj, por unë mendoj që me këtë si të thuash është larguar pak nga konteksti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: