SHBA

Ish zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili po vazhdon fushatën intensive për president të SHBA-ve ka vizituar restorantin e një shqiptari në Detroit, Michigan.

Joe Biden njihet si një mik i madh i shqiptarëve i cili ka dhënë një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës. Në Detorit ndodhet një komunitet i madh i shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare. Në foto shihet kandidati për President Joe Biden, ndërsa mbrapa tij shihet flamuri shqiptar, raporton INA.

Biden u zotua se do të mund Presidentin Donald Trump në Michigan në zgjedhjet e përgjithshme nëse ai do të fitojë primaren Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: