E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ekspertja zgjedhore Gerta Meta, foli për pritshmëritë e zgjedhjeve të 14 majit.

Ajo u shpreh se tashmë partitë e kane nisur jozyrtarisht fushatën dhe se janë duke “luajtur” shumë me pjesën e imazhit.

Sipas saj 14 maji është një proces për të cilin ka pritshmëri, ndërsa shton se partitë politike nuk e duan shumë transparencën.

Sipas saj partitë janë ‘fanatike’ për kandidatët dhe se pastërtia e figurës për ta është shumë e rëndësishme.

Ajo që zonja Meta e evidenton si problem është fakti  që në fushatë shpeshherë përdoret një gjuhë urrejtjeje, dhe shton se duhet të ketë një etikë në komunikim.

“Financimi i partive nga donatorë hije ka qenë një problem, që kurrë nuk e kemi marrë këtë përgjigje, se nga vijnë këto para… veprimtaritë e partive politike, të gjitha luhen. Bashkitë të mos kthehen në zyra punësimi, këtë mundësi e ka vetëm qeveria që t’i ndalojë.

Ne jemi në fazën e organizmit, skema e monitorimit është e gatshme”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: