TROPOJË

Partia Sociliste kërkon që më 30 qershor Tropojës t’i ndryshojë drejtimin politik të bashkisë në krye të së cilës aktualisht është demokrati Besnik Dushaj. E teksa nga njëra anë mbështetësit e opozitës përplasen me policinë për lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve duke marrë forcërisht materialet zgjedhore, pak metra më larg Partia Socialiste vijon fushatën e saj elektorale për zgjedhjet vendore.

Si drejtues politik i socialistëve në këtë qark Ilir Beqja deklaroi se përpjekja për të mos lejuar qytetarët në votime është e papranueshme. Sipas tij në Tropojë po shfaqen dy modele, ai i anti ligjit dhe ai i kulturës e demokracisë.

Në prezantimin e kandidatit socialist për kryetar të bashkisë së Tropojës Rexh Byberi edhe kryetari i degës së PS Altin Berbati u tha banorëve se në këtë garë u ofrojnë tropojanëve modelin më të mirë, atë të Edi Ramës.

Kandidati socialist Rexhë Byberi u ka premtuar banorëve të majtë e të djathtë se do të jetë shërbëtori i tyre. Ndërsa deputeti Beqja ka premtuar se me qeverinë e Ramës do të rriten investimet me qëllim që edhe tropojanëve tu rikthehet shpresa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb