Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar në Kukës në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Në fjalën e saj, Manastirliu tha se çdo grua dhe vajzë duhet të denoncojë dhunën, pasi kanë të gjithë instrumentat e duhur për t’i mbështetur.

“Në këtë pikë nëse do ta quanim dhunën si një virus të rrezikshëm ashtu sikurse jemi duke luftuar me covid19, do ta quanim dhunën një fenomen endemik që endet në shoqëritë tona. Ne vaksinën e kemi. Vaksina është mënyra se si ne i qasemi këtij fenomeni. Instrumenti që ne kemi është denoncimi. Denoncimi në strukturat kompetente. Është shumë e thjeshtë. 112 është aty për të ofruar ndihmë për këto vajzë dhe grua që ndihet që ndihet që po rrezikohet. 116 117 është numri i Linjës së Këshillimit për gratë dhe vajzat që kërkojnë asistencë psikosociale, por edhe që duan të dinë se çfarë mund të bëjnë në rastet kur ballafaqohen me një fenomen të tillë”, -tha Manastirliu.

Në fjalën e saj Manastirliu tha se mbështetja për grupet vulnerabël përfshirë dhe gratë e dhunuara do të vijojë edhe gjatë vitit qe vjen me buxhetin 2022 duke trefishuar pagesën e ndihmës ekonomike për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm me buxhetin e vitit 2022 ne kemi vendosur që për rreth 15 mijë familje të cilat janë pjesë e ndihmës ekonomike dhe të cilët kanë mbi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç ne të dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike. Ky është një hap përpara drejt mbështetjes më të madhe për këto familje që janë pjesë e ndihmës ekonomike. Ne, duke filluar nga viti tjetër 3-fishojmë masën e ndihmës ekonomike për gratë viktima të dhunës, për viktimat e trafikimit dhe gjithashtu për fëmijët jetimë”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se në Kuëks janë ndërmarrë shumë aktivitete ndërgjegjësuese kundër dhuëns më bazë gjinore, Kryetari Bashkisë Kukës, Safet Gjici tha: “Disa nga përpjekjet dhe angazhimet që ka marrë bashkia Kukës, kanë të bëjnë me ngritjen e shërbimeve të specializuara për të mbijetuarit nga dhuna. Mund të vëmë theksin, në ngritjen e strehëzës së emergjencës 48 orëshe, ngritjen e fondeve sociale, shërbimet e ofruara nga organizatat në bashkëpunim me bashkinë të cilat kanë të bëjnë me mbështetjet e mbijetuarve të dhunësmtë riintegrimit të tyre, nëmpërjet fuqizimit ekonomik, formimit profesional, mbështetjen me bonus qeraje”

Fushata ndërkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore zhvillohet nga datat 25 Nëntor-10 Dhjetor. Slogani mbarëkombëtar në këto ditë të fushatës është: “Bëje Botën Portokalli: Të ndalim dhunën ndaj grave, tani”. Janë 250 aktivitete të cilat do të zhvillohen nga MSHMS së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, me të gjithë organizatat dhe institucionet. Njësia lëvizëse do të jetë kudo nëpër Shqipëri në këto 16 ditë të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: