Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një tubimi në Karolinën Veriore ka cekur mes arritjeve të tij, dhe marrëveshjen Kosovë- Serbi.

Trump theksoi gjatë tubimit për fushatën se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

Po ashtu ai thotë se u tha krerëve të shteteve respektive, që të bëheshin bashkë. Trump përmendi se Kosova dhe Serbia prej qindra vjetësh janë në konflikt me njëra- tjetrën.

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë” fellas, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm, “tha Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb