FIER

Qindra mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë në Fier, ku pritet të mbërrijë kryeministri Edi Rama, i cili do të mbyllë sot fushatën elektorale në këtë bashki.

“Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk ka zgjedhje pa opozitën”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Ndërkohë kreu i PD-së Fier Luan Baçi i bëri thirrje policisë të mos provokojë.
“Jemi për protestë paqësore. Kërkojmë të drejtat tona. Nuk jemi për dhunë. I bëj thirrje policisë të mos provokojë”, tha Baçi. Ai foli edhe për shoqërimin e një anëtari të PD-së Fier, Pandeli Tole, për të cilin i bëri thirrje policisë ta lërë të lirë.

Nga selia e PD ku ishin fillimisht, protestuesit kanë qëndruar në qendër të Fierit, ku pritet të zhvillohet edhe mitingu i PS-së ku do të jetë edhe kryeministri Edi Rama në mbyllje të fushatës për kandidatin e majtë Armando Subashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb