Task-Forca i bën thirrje Policisë së Shtetit për bllokimin e automjetit dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me inicialet I.Z.

Ky person, në kundërshtim flagrant me VKM 473, si dhe me urdhërat e Task-Forcës, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka përdorur në mënyrë të paligjshme automjetin e antikontrabandës me targë AA 214 LY, për arsye elektorale.

Po kështu të procedohen edhe me personat përgjegjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për fshehje të fakteve dhe bashkëpunim në këtë aktivitet të paligjshëm.

Task-Forca paralajmëron punonjësit e administratës shtetërore se do të përballen me sanksionet që parashikon ligji në rast se konstatohet përfshirja e tyre në procesin zgjedhor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb