Fushata e pastrimit kombëtar është ndalur edhe në Gjirokastër. Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro ka qenë në fshatin Valare gjatë një aksioni pastrimi në një prej zonave më problematike në Bashkinë Gjirokastër.

Prania e stallave ngjitur me banesat e fshatit është një shqetësim serioz që prej vitesh është trajtuar në media si problematikë thelbësore për komunitetin. Për ministren Kumbaro plani i pastrimit kombëtar kërkon bashkim të të gjitha forcave, pushtetit vendor, biznesit dhe komunitetit.

Zona e Lunxhërisë është një ndër zonat më të pasura me asete turistike në Bashkinë Gjirokastër. Plani i pastrimit kombëtar parashikon riorganizimin e stallave të bagëtive që banorët e fshatit Valare historikisht i kanë pasur pranë banesave, të cilat ndodhen në aksin kryesor të rrugës Gjirokastër – Çajup, tepër e frekuentuar nga turistët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb