TIRANE- Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po zhvillojnë një fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Rreth 50 mijë fletëpalosje do t’ju shpërndahen drejtuesve të automjeteve në pikat e kalimit kufitar dhe në akset rrugore nacionale.

Fushata sensibilizuese ka nisur sot nga Morina e do vijojë në gjithë Shqipërinë.

Njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve të fundit janë arritur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 2031 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh, nga këta 6 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 43 Leje Drejtimi, nga këto: 13 për pije alkoolike, 25 për shpejtësi dhe 5 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 513 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi e përdorim celulari, 51 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 234 masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 53 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: