Kandidatët për zgjedhjet e përgjithshme të Singaporit filluan një fushatë pa mitingje dhe me kontakte minimale para zgjedhjeve që do të organizohen të premten në qytetin-shtet të Azisë Juglindore që shpreson të kapërcejë epideminë e koronavirusit.

Takimet publike janë të ndaluara për të shmangur rrezikun e kontaminimit, por kandidatët me maska janë të autorizuar për të takuar zgjedhësit në grupe të vogla.

Sipas rregullave strikte kontaktet janë reduktuar minimalisht, pa shtrëngime duarsh.

Fushata që filloi javën e kaluar dhe përfundon të mërkurën ka qenë shumë e matur.

Me përjashtim të kësaj fundjave, kur grupe aktivistësh u përleshën duke u përpjekur të këndonin më me shumë zë se kundërshtari, gjë që u dha atyre një paralajmërim nga autoritetet e shqetësuara për një ”kontaminim” të ambientit nga këngët dhe britmat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb