FUSHË-ARRËZ

Pas bashkisë së Pustecit dhe Memaliajt, procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Edhe në këtë bashki nuk kishte një garë të mirëfilltë për zgjedhjet e 30 qershorit  pasi kandidati, Fran Tuci, ishte i vetëm në listë dhe mori votat e qytetarëve për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki ka marrë gjithsej 2462 vota. Kujtojmë se në të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në të gjithë territorin e Shqipërisë kanë votuar  771 863 qytetarë apo e përkthyer në përqindje në 21.6%.

Zgjedhjet lokale u zhvilluan në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë kishte vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidatë. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja, ndërsa 23 prej socialistëve janë rikandidime.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: