FUSHË KRUJË – Mëngjesin e sotshëm, dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur shtëpinë e një banori të fshatit Bubq të Fushë Krujës, Agim Ajazit.
Ata kanë grabitur 4 milionë lekë dhe shumë sende me vlerë.
Vëllai I Agim Ajazit deklaroi për mediat se “në shtëpi nuk ka pasur njeri në momentin e grabitjes, rreth orës 8:00. I bëjmë thirrje shtetit të na mbrojë, se dikur na vidhnin natën, por tani po na vjedhin edhe ditën.”
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nisur hetimet.
(ar.sh/BalkanWeb)