FUSHE-KRUJE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fushë-Krujës. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar drejtuesin e një trajleri, e më pas i kanë djegur mjetin. Vetë drejtuesi i mjetit tregon, se në Fushë-Krujë, teksa po drejtonte trajlerin, dy persona me maska i kanë bërë shenjë të ndalojë. Pas kësaj, ai ka zbritur nga mjeti, por ata e kanë dhunuar dhe pas kësaj i kanë djegur makinën.

“Agresorët ishin dy persona. Më ndaluan në rrugë gjatë natës. Nuk e dija kush ishin dhe ndalova. Me thane ec 200 metro drejt. Pa nxjerre mire koken nga automjeti ata e sperkaten dhe e dogjën atë”, ka treguar drejtuesi i trajlerit, automjet qe ishte ne pronesi te firmes ku punonte.

Ai ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: