FUSHE-KRUJE- Komuniteti rom në Fushë-Krujë është një komunitet i madh që arrin afro 1300 banorë. Banorët e këtij komuniteti thonë se shumica absolute e fëmijëve të tyre nuk shkojnë fare në shkollë, pasi për ata nuk është interesuar asnjeri.

Janë vetëm 20 – 30 fëmijë që shkojnë në shkollë, ndërsa të tjerët sillen rrugëve.

Këtu në ketë komunitet ka plot fëmijë me moshë të madhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në shkollë.

Madje shumica e atyre që shkojnë në shkollë nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë.

Prindërit e tyre, pjesë e këtij komuniteti, thonë se për romët nuk interesohet njeri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb