Një 19-vjeçar banues në fshatin Halilaj në Fushë Krujë është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një të mituri.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babai i të miturës, 57-vjeçari R.Gj, pasi ka goditur dhe kanosur 19-vjeçarin Sh.A.

Informacion-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. A., 19 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57 vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Sh. A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: