FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë ku ka mbetur i plagosur infermieri i burgut të Zaharisë.

Sipas raportimeve të para, infermieri Halil Ajredini, 45 vjeç udhëtonte me motor kur u përplas nga një automjet. Ai është dërguar fillimisht në urgjencën e Fushë-Krujës dhe më pas në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, ku sipas mjekëve është në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb