Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve për “BalkanWeb” ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz, në afërsi të një pike karburanti ku automjeti i tipit “Ford”, që ishte i parkuar është përfshirë nga flakët. Si pasojë e flakëve është djegur dhe një mjet tjetër tip “Volkswagen” i parkuar në afërsi të tij.

Deri më tani nuk raportohen për të plagosur, por vetëm dëme material ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb