FUSHË-KRUJË- Një automjet është përfshirë nga flakët pranë një karburanti në fshatin Dërven. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë karburant ‘Eri’ në aksin rrugor Fushë-Krujë-Laç.

Mësohet se makina tip ‘Audi’ pasi është përplasur me një furgon, është përfshirë nga flakët në anë të autostradës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes.

Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Forcat e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb