FUSHË-KRUJË

Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja është shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të “dhunës në familje”. Sipas policisë, shtetasi me iniciale G.Gj, 43 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Pas ngjarjes, gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.  Nuk dihen ende shkaqet e  ngjarjes, ndërsa policia ka zbarkuar në zonë dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

“Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: