FUSHE KRUJE

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur në mesnatë në lagjen ‘Hasan’ të Fushë Krujës. Sipas raportimeve, lënda plasëse i është vënë një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Afrim Cekut, i cili sipas policisë nuk raportohet të ketë konflikte me njeri. Fatmirësisht nga shperthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

“Më datë 27.03.2019, rreth orës 23:10, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, në automjetin e shtetasit A.C., të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës së tij, është vendosur një sasi lendë e dyshuar plasëse, e cila ka shpërthyer dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb