FUSHË- KRUJË-Një sasi tritoli i është vendosur një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat xheniere dhe po punojnë për çaktivizimin e lëndës shpërthyere. Ende nuk dihen arsyet dhe autorët e vendosjes së eksplozivit.

“Më datë 29.11.2014,rreth orës 11.00, Policia e Komisariatit Krujë , ka marrë informacion se në fashtin Halilaj, të Fushë/Krujës , është vendosur tritol në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë , grupi hetimor dhe ekspertë xhenierë , ku punohet për çaktivizimin e lëndës plasëse . Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: