TIRANE – Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan zyratrisht ditën e djeshme në një ceremoni private, që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Çdo detaj, nga dekori e deri te fustani i një prej firmave më të famshme në botë, i mundësoi asaj realizimin e një prej ëndrrave që çdo vajzë ka.

“Dita e sotme ishte një ëndërr”, ka shkruar blogerja në një prej fotove të postuara në llogarinë e saj në Instagram duke thënë kështu çdo gjë. A ka gjë më të bukur se një ëndërr e bërë realitet?!

Blogerja bukuroshe kishte veshur një fustan marka Dolce Gabbana-s, e cila ia kishe bërë dhuratë. “Faleminderit Dolce Gabbana për këtë fustan ëndrrash”- shkruan Armina në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb