Është shitur në ankand për 56.250 dollarë fustani i nusërisë që Sharon Tate kishte veshur ditën e martesës me regjisorin Roman Polanski, në 20 janar 1968.

Fustani është blerë nga një persona që ka dashur të mbetet anonim. Fustani prej mëndafshi në ngjyrë të fildishtë është shitur nga shtëpi e ankandeve Julien’s Auctions e Los Angeles, së bashku me të tjera sende personale që i përkisnin artistes fatkeqe, që u vra një vit e gjysmë pas dasmës së saj, nga ndjekësit e Charles Manson.

Ishte 9 gushti i 1969 kur Sharon Tate, shtatzënë në muajin e tetë, u vra brutalisht nga pasuesit e sektit të Charles Manson në lagjen e Vipave të Bel Air, në Los Angeles.

Historia e vdekjes së artistes do të tregohet në një film të ri të Quentin Tarantino “Ishte një herë Hollywoodi”, i cili pritet të dalë në korrik 2019.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb