FRANCE

Aktorja e njohur Elle Fanning u përball më një situatë të vështirë gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë. Gjatë darkës në Chopard Trophee, 21-vjeçarja humbi ndjenjat dhe fajin për këtë e kishte fustani që ishte shumë i ngushtë.

Elle kishte veshur një fustan Prada të viteve `50, i cili me sa duket ka qenë më i ngushtë se sa duhet. E motra, Dakota Fanning dhe aktori Colin Firth ishin ulur pranë saj në momentin që Elle-s i ra të fikët dhe i erdhën menjëherë në ndihmë. Më pas, sigurimi i largoi të dyja motrat nga salla.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi e mori veten, aktorja postoi një foto në Instagram duke treguar se ishte mirë dhe duke shtuar se fustani i saj ishte shumë i ngushtë dhe ajo se ishte me perioda. Në jurinë e Festivalit të Kanës, Elle është më e reja në panelin prej 9 personash që do të vendosin fituesin e “Palmës së Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb