Tirana vijon dominimin, thyen Bylis 3-1
Pa tifozë, me masa të veçanta dhe me një protokoll sanitar që solli jo pak konfuzion, Superliga rikthehet në fushë pas afro 3 muajsh pauze si pasojë e Covid-19.
Futbolli nuk është më e i njëjtë pas kësaj pandemie, mungojnë emocionet por nuk mungojnë golat dhe rezultatet befasuese. Në këtë periudhë kanë ndryshuar shumë gjëra, por e vetmja gjë që nuk ndryshon është domini total i Tiranës.
Bardheblutë vijojnë marshimin drejtë titullit kampion duke kaluar një nga transfertat më delikatë atë kundër Bylis. Pikëpyetjet e mëdha e shoqëruan këtë sfidë deri në minuta e fundit përpara startit ndërsa në fushë, kryeqytetasit vërtetuan se janë një ekip me shumë klas, mjafton të shohim golin e shënuar nga Kobina.
Në fundin e pjesës së parë, Tirana realizoi dhe golin e dytë me Idi Bathën nga pika e bardhe e penalltisë. Bylis u përpoq të futej në lojë me golin e Peposhit por vetëm aq pasi Gent Muça sigloi shifrat përfundimtare në 3-1 duke ruajtur diferencën prej nëntë pikësh me Kukësit.
Ekipi i Orges Shehit vuajti shumë përballë Luftëtarit duke siguruar fitoren vetëm në minutën e 95-të falë një Super goli të realizuar nga Kristal Abazaj. Në barazim 1-1 përfundoi sfida direktë për europën mes Laçit dhe Teutës ndërsa Vllaznia siguroi një fitore në transfertën vlonjate me rezultatin 3-1.
(Balkanweb)