Covid-19 ka paralizuar të gjithë botën e futbollit por të shumë janë lojtarët, klubet dhe aktorë të ndryshëm të këtij sporti të cilët kanë zbritur në fushë për të luftuar këtë virus. Kësaj fushate i është bashkuar së fundmi edhe Neymar i cili ka dhuruar afro 900 mijë euro.

Neymar
Neymar

Këtë shifër, sulmuesi i PSG, e ka vendosur në dispozicion të UNICEF dhe një fondi solidariteti në Brazil. Neymar kishte vendosur të qëndroj anonim por ka qenë një media në Brazil që ka bërë publik ermin e tij, me qëllim sensibilizimin edhe të lojtarëve të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb