Futbolli botëror mban zi për Just Fontaine, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Francezi ishte mbajtësi i rekordit për golat e shënuar në një Kupë Bote, 13 të tillë në vitin 1958.

Gjithashtu, ai mban edhe rekordin me 4 gola të shënuar gjatë ndeshje Botërori, duke i shënuar Gjermanisë Perëndimore. Fontaine e lidhi karrierën kryesisht me Nice dhe Reims në Francë, duke qëndruar aktiv deri në vitin 1962.

Pikërisht me Reims humbi një finale të Kupës së Kampioneve kundër Real Madridit, por fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në atë kompeticion.

Ai provoi karrierën e trajnerit duke udhëhequr kombëtaren franceze, më pas drejtoi në rang klubesh si Toulouse dhe Paris Saint-Germain. Eksperienca e fundit në stol i takon periudhës dyvjeçare 1979-1981, kur ishte trajner i Marokut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb