Bundesliga nis sezonin e ri dhe gjendja financiare e klubeve gjermane është mjat e mirë krahasuar Francën, Italinë apo Spanjën.

Klubet gjermane të futbollit fitojnë nga viti në vit gjithnjë e më shumë para. Në krye të tyre Bajerni i Mynihut, sepse ai ka numrin më të madh të tifozëve, numrin më të madh të kontratave për reklama, futbollistët me pagat më të larta dhe shumën më të madhe të parave të depozituara në llogaritë e klubit.
Karsten Hollasch drejtues i sektorit për Bizneset sportive pranë firmës së konsulencës Deloitte, e konfrimon këtë gjë në bisedë me DW-në. Ai tha se tek klubet gjermane të futbollit “vihet re prej një periudhe të gjatë një rritje e qëndrueshme e të ardhurave.”

“The Big Five”
Ekipet që luajnë në kategorinë e parë në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë dominojnë futbollin profesionit në Evropë. Ky është përfundimi në të cilin arrin studimi i firmës së konsulencës Deloitte “Annual Review for Football Finance 2016”.
Prej të ardhurave nga biletatat për ndeshjet, reklamat dhe sponsorizimet Bundesliga madje është më mirë se sa Spanja, Italia dhe Franca. Më mirë se sa ekipet që luajnë në Bundesliga janë vetëm ato që luajnë në kampionatin anglez.
Për shkak të rritjes së interesimit të publikut të ardhurat prej biletave për ndeshjet e katagorisë së parë të Bundesligës janë rritur sipas raportit me 8%. Në një ndeshje të Bundesligës vijnë mesatarisht rreth 43.000 vetë dhe rreth 90% e biletave shiten. Vendet e tjera të Evropës vetëm mund të ëndërrojnë për shifra të tilla.

Burime të ardhurash shtesë

Një burim tjetër të ardhurash për ekipet e Bundesligës janë abonimet për t’i parë ndeshjet në televizion. Tani kulbet po përpiqen për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të “produktit Bundesliga”. Kështu ekipet e kategorisë së parë po shkojnë gjatë periudhës së pushimit të kampionatit gjithnjë më shumë për ndeshje apo takime miqësore në tregje të tjera. FC Bayern p.sh. në SHBA kurse Schalke 04 në Kinë.
Pjesë e strategjisë së ekipeve të Bundesligës janë edhe kujdesi intensiv për prezantimin e tyre në mediat sociale, si facebook dhe twitter.

(Deutsche Welle/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: