“Timonieri” i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka komentuar humbjen 0-2 me Tiranën.

“Më vjen keq për mënyrën si shkoi loja. Sepse luajtëm mirë deri në minutën e penalltisë. Më vjen keq për mënyrën si humbëm, sepse 0-2 nuk është rezultati real i kësaj sfide. Futbolli është lojë episodesh dhe duhet të harrojmë këtë humbje dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: