Ndeshje në stadiume pa tifozë dhe larg zonave urbane. Sigurisht edhe zbatimi i një protokolli të rreptë mjekësor dhe sanitar. Premier Leagu shkon e sigurt drejt rinisjes së kampionatit për të mbyllur edhe nëntë javët e mbetura të sezonit. Javën e ardhshme, qeveria angleze do të japë verdiktin final, por parimisht është rënë dakord që ndeshjet të nisin më 12 qershor.

5e81b83b2ff83913880a9a05
5e81b83b2ff83913880a9a05

Aktualisht skuadrat janë kthyer në komplekset stërvitore me seanca individuale, ndërsa nga 18 maji do të jetë e mundur që përgatitjet të bëhen në grupe të vogla. Stërvitjet individuale dhe në grupe të vogla duhet të nisin edhe në Spanjë. Data 18 maj është projektuar nga qeveria spanjolle për të lejuar seancat në grup, ndërsa La Liga shpreson të kthehet gjithashtu në stadiumet pa tifozë në javën e dytë të qershorit.

La0liga 200401 Logo G1050
La0liga 200401 Logo G1050

Gjithsesi, Federata dhe Liga nuk përjashtojnë mundësinë e ndërprerjes përfundimtare të sezonit. Më kaotike është situata në Itali, ku oprimizmi i javës së shkuar për rikthimin e Serie A është shuar pas vendimit të qeverisë italiane për të mos lejuar as stërvitjet individuale në fazën e dytë të hapjes që nis të hënën. Federata kërkon rinisjen e kampionatit, ndërsa qeveria kërkon më shumë siguri, duke mbajtur “gjallë” edhe skenarin që sezoni të pezullohet përfundimisht. Ndërkohë, lista e shteteve europiane që do të kthejnë futbollin në fushë zgjerohet me Danimarkën. Pritet vendimi i qeverisë, por federata në vend ka caktuar datën 29 maj për rinisjen. Më parë, Portugalia, Çekia dhe Zvicra kanë konfirmuar se kampionatet do të nisin në fund të muajit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb