Bundesliga “djeg” etapat dhe kundër çdo parashikimi pritet të zbresë në fushën e lojës që në datën 15 maj. E sigurt për këtë është agjensia “Reuters”, që citon burime të ndryshme të politikës gjermane. Duke qëndruar në atë që raporton agjensia e lajmeve se përpara mbledhjes së nesërme, pas të cilës kancelarja Angela Merkel do të zyrtyarizojë vendimin, autoritetet qeveritare dhe Liga e kanë gjetur marrëveshjen. Skuadrat e Bundesligës stërviten që nga data 6 prill, megjithëse jo në një grup të vetëm. Gjatë këtyre ditëve po zhvillohet edhe faza e dytë e tamponëve për gjithë futbollistët dhe stafet teknike sipas protokollit sanitar të miratuar.

3evv D535pq Lo
3evv D535pq Lo

Në fazën e parë të testeve, në 1724 tamponë vetëm dhjetë persona rezultuan pozitiv me Covid-19. Të gjithë ata do të kalojnë karantinën 14 ditore në banesat e tyre. Ndërkohë, skuadrat e Koln, Wolfsburg, Paderborn dhe Eintracht Frankfurt kanë përfunduar edhe fazën e dytë të testeve me tamponë dhe të gjithë kanë dalë negativë. Bayer Leverkusen, Mainz, Freiburg, Gladbach, Schalke dhe Union Berlin kanë zhvilluar testet e dyta dhe janë në pritje të rezultateve. Sa I përket Bayer Munich dhe skuadrave të tjera, nga dita e sotme, futbollistët dhe stafet teknike të tyre do t;I nënshtrohen tamponit të dytë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb