Futbolli italian do të kthehet në fushë më shpejt nga sa ishte parashikuar, duke afruar me 24 orë ndeshjen e parë që pas ndërprerjes së futbollit si pasojë e pandemisë Covid-19. Kështu, sfidat gjysmëfinale të Kupës do të nisin që në datën 12 qershor me përballjen mes Juventus dhe Milan.

Juventus Giocatore 5
Juventus Giocatore 5

Një ditë më pas, më 13 qershor do të luhet gjysmëfinalja tjetër e kthimit mes Napolit dhe Interit. Konfirmimi vjen nga ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora. Ndërkohë, Federata në vend ka përcaktuar edhe orarin e ndeshjeve të para pas rinisjes së sezonit. Ndryshe nga e shkuara, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen në orë 21:45, për të evituar temperaturat e larta.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb