KOSOVA

Në moshën 83- vjeçarë Bahri Shemsedini, ish- futbollisti, ish- trajneri por mbi të gjitha legjendë e futbollit kosovar ka ndërruar jetë.
Shemsedini i njohur si një nga futbollistët më të mirë të Ferizajit dhe vetë Kosovës ka dhënë kontribute të vyera në rritjen e futbollit.

Ai është angazhuar si futbollist dhe më pas si trajner. Ai do të mbahet mend edhe si një personalitet sportiv i cili nuk u dorëzuar së kontribuari as në kohën e okupimit serb kur refuzoi të jetë pjesë e garave futbollistike me Serbina apo klubet e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb