Liga e Kampioneve kthehet në fushën e lojës dhe të gjithë prozhektorët drejtohen në “Anfield Road”. Liverpuli pret Bajernin e Mynihut në një ndeshje që të gjithë do të donin ta shihnin nga tribuna. Përfshirë edhe Jurgen Klopp. “Nëse nuk do të isha i impenjuar personalisht do të kërkojë me ngulm një biletë për këtë sfidë”. Janë këto fjalët e teknikut gjerman, që jëpin një shijim të asaj që të gjithë tifozët duhet të presin nga kjo përballje mes dy gjigandëve të futbollit europian dhe të renditur mes favoritëve për të ngritur lart trofeun e Champions.

0 Js175433800
0 Js175433800

Por vetëm një prej tyre mund ta bëjë këtë dhe Liverpuli kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë në ndeshjen e parë për t’iu afruar çerekfinaleve. “Do të përballemi me një skuadër të fortë si Bajerni. E respektojmë shumë, por nuk është një sfidë personale e imja. Tani të gjithë mendojnë se mund ta mundim Bajernin dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme, por duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Publiku ynë duhet të na shtyjë të japim 140%”, është shprehur Klopp, i cili duhet të improvizojë në qendër të mbrojtjes. Van Dijk është i skualifikuar, ndërsa pak mundësi ka aktivizimi i Dejan Lovren.

1125671777.jpg.0
1125671777.jpg.0

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Wijnaldum, J.Henderson, N.Keïta; Salah, Firmino, Mané. All. Jürgen Klopp

1550515263 474403 1550515689 Noticia Normal
1550515263 474403 1550515689 Noticia Normal

Me mungesa të rëndësishme zbret në “Anfield” edhe Bajerni i Mynihut. Niko Kovaç duhet t’i bëjë llogaritë pas Muller të pezulluar dhe Boateng, që vuan gjëndjen gripale. Por këto janë vetëm detaje, pasi për teknikun e skuadrës bavareze, në të tilla ndeshje nuk ka alibi. “Mezi presim të zbresim në fushë. Kjo ishte skuadra më e fortë që mund të na binde të short. Por ne jemi Bajerni i Mynihut dhe jam i sigurt që edhe te Liverpuli do ta marrin në konsideratë këtë gjë”, është shprehur Kovaç në konferencën e fundit përpara ndeshjes. Bajerni i Mynihut vjen në këtë sfidë të Champions, pas një ecurie pozitive në Bundesligë, ku është kthyer sërish bindshëm në garën për titullin kampion.

1130520534.jpg.0
1130520534.jpg.0

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Süle, Hummels, Alaba; Thiago Alcántara, Javi Martínez; Gnabry, James Rodríguez, Coman; Lewandowski.
All. Niko Kovac
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb