Bota e Futbollit është në ankth për gjendjen e Mino Raiola. Agjenti i famshëm italo-holandez, që ka në menaxhim lojtarë si De Ligt, Haaland, Donnarumma, Pogba, Verratti etj, është rikthyer sërish në spitalin “San Raffaele” në Milano.

Zëvendësi i tij thekson se bëhet fjalë thjeshtë për kontrolle rutinë. Vetëm tetë ditë më parë, Raiola u nënshtrua një operacioni që ishte programuar kohë më parë.

Pavarësisht se flitet për kontrolle rutinë, mediat flasin për një gjendje shëndetësore jo të mirë të mirë të Mino Raiola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb