Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen me Italinë, që do të luhet më 24 mars në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. Me një njoftim zyrtar FSHF-ja bën me dije se në dispozicion të tifozëve kuqezi janë biletat te sektori i tifozëve miq dhe çmimi i tyre është 12 euro.

“Të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF-së dhe të jenë të pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për t’u pajisur me biletën e ndeshjes”, thuhet në komunikatën e Federatës. Në dispozicion të Federatës Shqiptare janë vënë rreth 2400 bileta dhe pas fazës së parë të aplikimit, vetëm për anëtarët e “Fun Club”, tashmë nis faza e dytë e shitjes së lirë.

Në një prononcim të disa javëve më parë, FSHF-ja sqaroi edhe procedurat për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali duke theksuar se nëse ata nuk janë të pajisur me lejeqëndrimi apo pasaortë italiane, nuk mund të blejnë një biletë për të hyrë në stadium. Në këtë rast, rruga e vetme është blerja e biletës nëpërmjet FSHF-së./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: