Alarmi i përhapjes së virusit Covid-19 në Europë dhe rrezikshmëria e lartë që paraqesin vendet e populluara siç janë edhe stadiumet, ka pushtuar faqet e para të mediave sportive më të rëndësishme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nga Italia, në Spanjë, Angli dhe Portugali, futbolli I luajtur ka dalë në plan të dytë, teksa flitet vetëm për masat e marra dhe ato që duhet të merren për të mbrojtur futbollistët, stafet teknike dhe tifozët. Kështu, disa vende kanë ndërprerë aktivitetet sportive, ndërsa shumë të tjera kanë vendosur që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por kjo masë largon vetëm tifozët nga rreziku, teksa pyetjet që ngrihen më së shumti kanë të bëjnë me tutelimin e lojtarëve dhe stafeve teknike dhe personelit që punon me skuadrat.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: